Komunikim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Komunikim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shpreh shqetësimin për përhapjen e informacioneve të pavërteta mbi njoftimet e ardhura nga sistemi RASFF duke shkaktuar në këtë mënyrë panik tek konsumatorët.

I bëjmë me dije opinionit publik lidhur me menaxhimin e rasteve nga ana e AKU për tre njoftimet e etiketuara nga sistemi RASFF si më poshtë:

Më datë 29.02.2024, nga sistemi RASFF jemi njoftuar për produktin Milka Biscotti XL me Nr. LOT: OPM053424 dhe datë skadence 20.07.2024 për prani “Copa metali në biskota”, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje.

AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nuk kishte gjendje të këtij produkti as në magazinë as në raftet e shitjes.

Sa i përket rastit për njoftimin nga sistemi RASFF më datë 12.03.2024 për produktin domate të thara (Pomodori Sechi) me lot: V04623 dhe datë skadence 15.02.2026, me origjinë nga Tunizia me përmbajtje të pesticidit Chlorpyrifos-Ethyl, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojmë se:

Nga kontrolli i kryer rezultoi se subjekti ka kryer vetëm një import për të testuar produktet dhe kjo sasi nuk është tregtuar.

Së fundmi, lidhur me njoftimin e ardhur nga sistemi RASFF me datë 02.05.2024, i kategorisë: Alert me temë: “Proteinë e qumështit në majanë e birrës”, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojmë se:

Majaja e birrës me prezencë të proteinës së qumështit është përdorur si lënde e parë në prodhimin e produkteve:

“YUKYBIO Pancrik di Farro Integrale” LOT: (024 A 24), datë skadence 05.11.2024,

“BioVegando Velette con Ceci e Curcuma” LOT: (397 A 24) datë 19.12.2024,

Nga verifikimi i kryer rezulton se të dyja produktet nuk janë tregtuar tek konsumatori final.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gatishmëri për garantimin e sigurisë ushqimore në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme