Reagim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e vlerëson të arsyeshme për të sqaruar opinionin publik, mbi deklaratën e pavërtetë dhe të pabazuar në fakte, mbi mosbllokimin nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të produktit lëpirëse për fëmijë, “të supozuar me prani gozhde”.

Sqarojmë opinionin publik se për këtë produkt , njoftimi nga sistemi RASFF ka ardhur më datë 18.1.2024 , ku Shqipëria është etiketuar për ndjekje. Menjëherë pas marrjes se këtij informacioni, AKU ndërmori hapat për verifikimin e rastit në terren dhe verifikimin e dokumentacionit të importit nga Pikat e Inspektimit Kufitar (P.I.K)

Pas shqyrtimit të të dhënave nga PIK, rezultoi se produkti “Johny Bee Strawberry Pop Lizak z mini drażetkami o smaku truskawkowym” (lëpirëse/ mini karamele, me luleshtrydhe) me LOT: KD4354 dhe Datë Skadence: 29/04/2026 nuk është importuar në Republikën e Shqipërisë dhe për pasojë nuk është shpërndarë në tregjet e vendit tonë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gadishmëri të plotë në kryerjen e misionit të tij, garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrotjen e shëndetit të konsumatorit.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,