Fushatë sensibilizuese për këshillimin e OBU-ve që prodhojnë dhe tregtojnë akullore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur në këto ditë të nxehta vere, fushatën sensibilizuese për subjektet të cilat prodhojnë dhe tregtojnë produktin akullore.

Kjo fushatë e cila ka nisur nga qyteti i Tiranës, do të shërbejë për të këshilluar gjatë gjithë sezonit veror këto biznese, mbi kushtet e domosdoshme sipas praktikave të mira të punës dhe higjienës të cilat garantojnë siguri dhe cilësi të produktit. Qëllimi i vetëm është kujdesi ndaj shëndetit të konsumatorit, ndaj nisma e AKU-së kërkon bashkëpunimin e OBU-ve për të garantuar një sezon veror të shëndetshëm.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme