Workshop i organizuar nga EFSA, në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës mbi menaxhimin e krizave ushqimore

Menaxhimi i krizave ushqimore ishte në fokus workshop-it organizuar nga EFSA (Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore), në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës për vendet përfituese të Fondeve IPA, mekanizma mbështetës të BE-së, për vendet para aderuese në familjen evropiane, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Nga Shqipëria në këtë workshop morën pjesë specialistë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare.

Mënyrat e trajtimit të krizave ushqimore ndërmjet EFSA dhe vendeve anëtare të BE-së ishin modelet e trajtuara gjatë takimit, ndërsa vend të rëndësishëm zuri edhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre institucioneve lider evropiane, gjatë një incidenti të sigurisë ushqimore.

Gjithashtu u vlerësua rëndësia që ka sistemi RASFF dhe INFOSAN në shkëmbimin e shpejtë të informacionit, bashkëpunimin ndërmjet vendeve për mospërhapjen e mëtejshme të krizave ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,