Takim në ditën Botërore të Akreditimit

Nën kujdesin e UNIDO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial) u organizua një tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në ambientet e DRAKU Tiranë, për të diskutuar rëndësinë e akreditimit në garantimin e cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit në të gjithë sektorët e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike dhe Frutave dhe Perimeve.

Programi Global për Cilësi dhe Standarde (GQSP) i zhvilluar nga UNIDO me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane nëpërmjet Sekretariatit Shtetëror për çështjet ekonomike (SECO) po mbështet gjerësisht forcimin e sistemit të infrastrukturës së cilësisë në vend.

Promovimi i rëndësisë së akreditimit dhe veçanërisht rëndësisë së të pasurit laboratorë të akredituar në Shqipëri vë në fokus rolin e akreditimit si vendimtar në rritjen e sigurisë ushqimore dhe garantimin e përputhjes me standardet ndërkombëtare.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,