7 qershori – Dita Ndërkombëtare e Sigurisë Ushqimore na bën bashkë edhe këtë vit

#Shqipëriazgjedhsigurinëushqimore

7 qershori – Dita Ndërkombëtare e Sigurisë Ushqimore na bën bashkë edhe këtë vit.

Këtë vit FAO (Organizata e Ushqimit dhe Agrokulturës pranë Kombeve të Bashkuara) dhe OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) kanë zgjedhur si mesazh ndërgjegjësues, duke u bërë thirrje në mbarë botën aktorëve dhe faktorëve të sigurisë së ushqimit “Të bëhemi gati nga çdo e papritur”, edhe kur të gjithë e kemi bërë pjesën tonë për ta mbajtur ushqimin e sigurt.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është institucioni përgjegjës për të gjithë zinxhirin ushqimor, prodhim, paketim, ruajtje dhe shpërndarje të produkteve ushqimore.

Të bëhemi bashkë për sigurinë ushqimore, pasi ne si shoqëri edhe si pjesë e një komuniteti mbarë botëror duhet të marrim përsipër rolin që na takon, për një planet të shëndetshëm.

Konsumatorë bëhuni pjesë e zinxhirit të garantimit të sigurisë ushqimore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është partneri juaj në shqetësimin e përditshëm për një ushqim më të sigurt.

Bashkëpunoni me Autoritetin Kombëtar të Ushqimt, telefono në numrin e gjelbër 08007575 ose na shkruani në info@aku.gov.al

#bashkëpërsigurinëushqimore

See less

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,