Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.

Drejtuar: Organeve të Masmedias/Agjencive të Specializuara

Bazuar në Vendimin Nr. 1195, datë 05.08.2008, të Këshillit të Ministrave “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetim nga Operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e Administratës Shtetërore”, pika 9, Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ju dërgon këtë ftesë për pjesëmarrje për realizimin dhe prodhimin e fushatave të ndryshme.

Objekti i fushatës: Zhvillimi i fushatave informuese ndërgjegjësuese.

Nevoja për botimin e reklamave: me qëllim ndërgjegjësimin e konsumatorit në orientimin   drejt njësive tregtuese dhe tregjeve ushqimore, të cilat garantojnë kushtet higjieno-sanitare dhe tekniko-teknologjike, në përputhje me kërkesat për sigurinë ushqimore.

Kërkojmë të na vini në dispozicion ofertën tuaj për shërbimin e kërkuar, sipas specifikimeve të më poshtë:

  • botimi i fushatave ndërgjegjësuese nga organet e masmedias/agjencive të specializuara të jetë në nivel kombëtar
  • çdo botim të ketë të dedikuar të paktën një faqe të gazetës/revistës etj.
  • shpeshtësia e publikimit të jetë të paktën një herë në muaj

Shërbimi do të kryhet brenda një periudhe 1 (një) vjeçare ku do të botohen në mënyrë periodike mujore në median e shkruar, minimumi një faqe botim.

Fondi Limit në dispozicion për botimin sipas kushteve të mësipërme për të gjithë kohëzgjatjen e kontratës, do të jetë 828 000 (tetë qind e njëzetetetë mijë) lekë pa TVSH,  993,600 ( nëntëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e gjashtë qind) lekë me TVSH.

Afati i fundit për paraqitjen e ofertave, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në zyrën e  Protokollit, nga organet e masmedias/agjencitë e specializuara, është data 17.04.2024 ora 16:00. Paraqitja e ofertës pas këtij orari nuk do të pranohet.

Organi i masmedias/Agjencia e specializuar që do të paraqesë konfimimin për vazhdimësinë e negociatave, duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Të jetë i regjistruar pranë Administratës tatimore me status aktiv.
  • Të mos jetë në proces falimentimi.
  • Të mos ketë detyrime tatimore të papaguara përfshire detyrime të sigurimeve shëndetësore & shoqërore.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim Gjykate të formës së prerë, që lidhet me aktivitetin profesional.
  • Të mos jetë i dënuar për shkelje penale.
  • Fusha e veprimtarisë të jetë në përputhje me kërkesat e paraqitura në këtë “Ftesë për negociatë”.
  • Shërbimet të realizuara të së njëjtës natyrë, të vërtetuara me faturë tatimore.

Mosplotësimi i kritereve te mësipërme përbën kusht për s’kualifikimin e ofertuesit. Dokumentet që vërtetojnë plotësimin e kritereve, të siguruara jo më parë se 3 muaj nga dita e hapjes së ofertës duhet të paraqiten në formë origjinale ose kopje të noterizuara. (përveç dokumentit që vërteton se subjekti nuk ka detyrime tatimore të papaguara, i cili i referohet detyrimeve në kohë reale).

Konfirmimet për vazhdimësinë e negociatave:

Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha në një ditë të vetme, të mbyllura në zarf jo transparent, të firmosur, vulosur, me emrin dhe adresën e subjektit negociues,. Ato duhet të dorëzohen nga përfaqësuesit e operatorit ekonomik, pranë zyrës së protokollit të Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, brenda orës në datën e përcaktuar. Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe nuk do të merren për shqyrtim.

Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në monedhën Lek pa TVSH dhe TVSH do të jetë e përcaktuar në një zë të veçantë në ofertë.

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor:

Emri: Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit      

Adresa: Blv. “Zogu I”, godina 13, Njësia Administrative nr.9, Tiranë

Adresa e Internetit: www.aku.gov.al

E-mail: info@aku.gov.al

Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas pikës nr. 7 e VKM nr. 1195, datë 05.08.2008. (A.Organi i masmedias/agjencia e specializuar(kombëtar) -15 pikë, B. Cmimi i ofruar-70 pikë, C. Shpeshtësia e publikimit-15 pikë.) Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave me përfaqësuesit e tyre ligjorë ose me personat e autorizuar me autorizimin përkatës.

Mbetemi në pritje të ofertave tuaja, Faleminderit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,