Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe forcimi i sigurisë ushqimore, ka ulur bashkë sot krerët e Autoriteteve të sigurisë ushqimore të Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua mbi ashpërsimin e masave ndaj informalitetit të subjekteve që cënojnë sigurinë ushqimore në dëm të shëndetit të konsumatorëve të dy vendeve tona.
U dakortësua mbi ngritjen e grupeve të punës, mbi çështjet e eksporteve dhe importeve Shipëri-Kosovë, harmonizimin e certifikatave dhe shkëmbimit e informacionit në kohë reale për verifikimin e gjurmueshmërisë të produkteve ushqimore.