“Pakti për Universitetin” dhe mbështetja studentore”

“Pakti për Universitetin” dhe mbështetja studentore”, ka hyrë në vitin e dytë, të kryerjes së praktikave profesionale për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Shkencave të Natyrës, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për të kultivuar njohuritë e tyre në fushën e shkencës dhe sigurisë ushqimore.

Ky bashkëpunim ndërinstitucional përparon misionin tonë, për të garantuar sigurinë ushqimore në vend duke përgatitur breza të trajnuar profesionistësh, të cilët në të ardhmen do t’u bashkohen skuadrave të inspektorëve dhe specialistëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por edhe institucioneve të tjera të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Jemi të sigurt që me angazhimin e tyre dhe me ndihmën profesionale të ndërthurur në breza të inspektorëve tanë, ata do të arrijnë sukses në rrugën e tyre drejt njohurive të reja dhe arritjeve në fushën e sigurisë ushqimore.

Bashkë  me ne për të ndjekur këtë rrugë të zhvillimit dhe inovacionit në shërbim të sigurisë së ushqimit!

#Bashkë për sigurinë ushqimore

#TrajnimiStudentor #Bujqësi #ShkencëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,