Informimi i Operatorëvë të Biznesit Ushqimor mbi kërkesat ligjore të përcaktuara në Udhëzimin Nr. 4, datë 9.2.2024 “Për vendosjen e niveleve maksimale, për disa kontaminues në ushqime

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në kuadër të përmbushjes së misionit për garantimin e sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve e ushqimeve për kafshë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet kryerjes së veprimtarisë inspektuese, teknike dhe shkencore në këtë fushë, krahas të tjerave i ka kushtuar një rëndësi të posaçme sensibilizimit të subjekteve lidhur me zbatimin e kërkesave ligjore si dhe përmes kësaj shkrese Ju informon mbi ndryshimet ligjore sa lidhet me Udhëzimin Nr. 4, datë 9.2.2024 “Për vendosjen e niveleve maksimale, për disa kontaminues në ushqime”[1], i cili ka hyrë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare http://qbz.gov.al/eli/udhezim/2024/02/09/04.

Qëllimi i këtij udhëzimi është vendosja e niveleve maksimale të kontaminuesve në ushqime për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesave të konsumatorit.

Sa trajtuar më sipër sjellim në vëmendje dhe theksojmë se Operatori i Biznesit Ushqimor është përgjegjës për informacionin ushqimor të deklaruar në etiketë, si dhe garanton praninë dhe saktësinë e informacionit ushqimor në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

OBU nuk tregton produkte ushqimore, të cilat, në bazë të informacionit që ai zotëron si profesionist, nuk janë në përputhje me kërkesat e dispozitave të legjislacionit në fuqi për informacionin ushqimor. Mbetet e rëndësishme të theksohet se OBU në veprimtarinë e biznesit nën kontrollin e tij nuk modifikon informacionin që shoqëron një produkt ushqimor nëse një modifikim i tillë do të çorientonte konsumatorin e fundit ose do të ulte nivelin e mbrojtjes së konsumatorit e të mundësive të tij për të bërë zgjedhje të duhura.

Jeni të lutur se për çdo paqartësi lidhur me zbatimin e kërkesave ligjore, të na kontaktoni në rrugë elektronike në adresën info@aku.gov.al apo në zyrat e AKU çdo ditë[2].

Në vijim gjeni linkun mbi Udhëzimin Nr. 4, datë 9.2.2024 “Për vendosjen e niveleve maksimale, për disa kontaminues në ushqime”

Udhëzimi Nr. 4 datë 9.2.2024


[1]Udhëzimi nr. 1, datë 5.2.2016, “Për vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produktet ushqimore”, shfuqizohet

[2] legjislacioni i plotë ushqimor gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (www.aku.gov.al).

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme