AKU intensifikon kontrollet në Fier dhe Korçë, gjobit 2 subjekte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar denoncimeve të ardhura ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të tij, Drejtorisë Rajonale Fier dhe Korçë, duke kryer inspektime në dy subjekte me aktivitet “market” dhe “prodhim, përpunim produkti mish dhe nënproduktet e tij”.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit në qytetin e Fierit, ka rezultuar se subjekti ka problematika në plotësimin e dokumentacionit. Ndërsa, nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “market” në qytetin e Korçës, u konstatua tregtim i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi masat administrative me gjobë në vlerën totale të 400’000 lekëve, si dhe masën bllokim produkti me destinacion asgjësim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falënderon të gjithë qytetarëve, të cilët bëhen pjesë e përpjekjeve dhe e punës sonë për garantimin e sigurisë ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,