Festat e fundvitit, AKU në gatishmëri për sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të veprimtarisë për garantimin e sigurisë ushqimore në vend, gjatë kontrolleve të ushtruara në Shkodër, Lezhë dhe Durrës ka konstatuar probleme në tri subjekte me sigurinë ushqimore.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve në dy subjekte me aktivitet, “njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, si dhe në një subjekt me aktivitet “njësi tregtimi mishi” janë vërejtur mangësi në etiketimin e produkteve ushqimore, si dhe tregtim të produktit “ mish gjedhi” pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Për këto shkelje të konstatuara, nga trupat inspektuese janë marrë masat administrative me “gjobë” në vlerën e 200’000 lekëve, si dhe janë bllokuar në subjektet përkatëse 5.3 kg “mish gjedhi” të destinuara për asgjësim dhe 120 kg  biskota dhe 24 copë pije freskuese, të cilat gjithashtu do të qëndrojnë të bllokuara deri në rietiketimin e tyre.

AKU në prag të festave të fundvitit, do të qëndrojë në gatishmëri, duke intensifikuar kontrollet në mbrojte të shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,