Konferenca “Partneriteti bashkëpunues në epokën digjitale”

Bashkëpunimi midis vendeve mbi tregtinë e lirë dhe lehtësimi i procedurave ndërmjet vendeve të rajonit, ishin pjesë e konferencës “Partneriteti bashkëpunues në epokën digjitale”, të mbajtur në Tiranë, me përfaqësues të rajonit nga Kroacia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, etj.

Gjatë punimeve dyditore të konferencës u theksua mundësia e bashkëpunimit nëpërmjet risive teknologjike, në siguri dhe cilësi, ku siguria lidhet me evitimin e rreziqeve të jashtme, si manipulimi i të dhënave dhe hakerimi i databazave, ndërsa cilësia ka të bëjë më shumë se në shumicën e rasteve kur palët, subjektet tregtare bien në dakordësi ndërmjet tyre.

Gjithashtu u trajtuan edhe aspekte të sigurisë ushqimore, se si mund të përmirësohen praktikat e kontrollit të ngarkesave në kufij, në mënyrë që të mbahet nën kontroll mirëqenia e produkteve bimore dhe atyre shtazore. U diskutua për hartimin e rregulloreve të reja për importin e produkteve ushqimore, në mënyrë që standardizimi i tyre ndërkombëtar të ndihmojë vendet ndërmjet tyre në thjeshtimin e proceduarave.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme