Rinis nga Shkodra, fushata kombëtare me të rinjtë për sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me fushatën kombëtare përmbi elementë kryesorë të sigurisë ushqimore, për këtë vit shkollor, duke u ndalur në veri të vendit me të rinjtë shkodranë, të shkollës së Mesme të Përgjithshme “Oso Kuka”.

Përgjegjshmëria qytetare dhe ndërgjegjësimi për sigurinë ushqimore, krijoi bashkëbisedime shumë interesante, mbi rolin dhe misionin e AKU-së, përgjegjësitë e operatorëve të biznesit ushqimor në lidhje me sigurinë e produkteve ushqimore, si dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet institucionit dhe OBU-ve në garantim të shëndetit të konsumatorëve.

AKU në përfundim të këtij procesi, pati kënaqësinë që të rinjtë shkodranë, si konsumatorë të përgjegjshëm, i bashkohen të rinjve në të gjithë vendin si “Ambasadorë të sigurisë ushqimore”.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,