Korçë ushtronte aktivitetin pa licencë, AKU bllokon subjektin

Në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe parandalimin e çdo praktike mashtruese dhe abuzuese, trupa inspektuese e DRAKU Korçë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë ushtruar kontroll në një subjekt me aktivitet “prodhim pije alkoolike”, i cili ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse.

Gjithashtu nga verifikimi i kontrolleve në subjekt u konstatuan disa shkelje ligjore, pasi subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të kushteve higjieno-sanitare, produkte të paetiketuara dhe mungesë të manualit HACCP.

Për këto shkelje, trupa inspektuese mori masën urgjente të bllokimit të aktivitetit deri në pajisjen e tij me licencë, gjithashtu janë bllokuar në total 2805 litra pije alkoolike nga të cilat, 1877 litra verë, 537 litra raki rrushi, 351 litra alkool ushqimor dhe 40 litra pije alkoolike. Për të gjitha shkeljet e konstatuara u mor masa administrative “gjobë” në vlerën e 1’450’000 lekëve. Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve të denoncojnë çdo rast apo tentativë abuzimi pranë numrit të gjelbër 08007575 dhe e-mail info@aku.gov.al. Siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,