AKU bllokon dhe gjobit subjektin në Kamëz, për tregtim të ushqimit të pasigurt


Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Drejtorisë Rajonale Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë kryer kontroll në një subjekt me aktivitet “Njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, ku është konstatuar se, subjekti nuk kishte zbatuar detyrat e lëna nga kontrolli i mëparshëm, nga i cili subjekti, për disa shkelje të legjislacionit në fuqi, i është vendosur masa administrative me “gjobë” në vlerën e 900’000 lekëve, duke vijuar me tregtimin e produkteve ushqimore dhe prishur shenjat dalluese të vendosura për ndërprerjen e aktivitetit.


Për sa më sipër për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese ka rivënë sërish masën urgjente të ndërprerjes së aktivitetit dhe për këtë arsye ka vendosur edhe masën administrative me “gjobë” në vlerën e 100’000 lekëve. Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha organet ligjzbatuese, duke ndëshkuar çdo abuzim në garantim të sigurisë ushqimore, gjithashtu inkurajon konsumatorët të denoncojnë çdo rast shkelje që konstatojnë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në numrin e gjelbër 08007575 dhe e-mail info@aku.gov.al.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme