“Të trajnuarit, trajnojnë”

“Riciklimi i plastikës”, ishte trajnimi i BTSF (Better Training for Safer Food”, i cili është bërë pjesë e nismës së AKU-së, “Të trajnuarit, trajnojnë”, me pjesëmarrje të inspektorëve nga disa drejtori rajonale të AKU-së.

Gjatë trajnimit u diskutua mbi proceset e riciklimit për materialet plastike, të cilat mund të përdoren në kontakt me ushqimin, nën objektin e Rregullores së re të (BE) 2022/1616, e cila hyri në fuqi më 10 tetor 2022, në lidhje me materialet dhe objektet plastike të ricikluara, që hyjnë në kontakt me produktet ushqimore.

U cekën të gjitha fazat e riciklimit, duke filluar që me grumbullimin e diferencuar të materialeve plastike, seleksionimin sipas llojit dhe ngjyrës, larjen, shpëlarjen, shkrirjen, si dhe si transformohet sipas përdorimit, një material ambalazhues apo paketues i produkteve të ndryshme ushqimore.

Gjatë trajnimit u dhanë informacione se, të gjitha fazat e mësipërme ishin të monitoruara elektronikisht, në të gjitha pikat kritike të kontrollit dhe kryheshin sipas standardeve dhe normave të BE.

Në përfundim të procesit, produkti përfundimtar (lotet përkatës), shoqëroheshin me certifikatën e komformitetit, si i përshtatshëm për të qenë në kontakt me ushqimin.

U theksua rëndësia e riciklimit në mbrojtjen e mjedisit, si dhe në përdorimin e materialeve plastike të ricikluara në industrinë ushqimore, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,