“Të trajnuarit, trajnojnë”

Nisma e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit “Të trajnuarit, trajnojnë”, ka vijuar këtë herë me trajnimin e inspektorëve veterinerë të AKU-së nga qarqe të ndryshme, mbi workshopin “Sub Regional One Health”, të zhvilluar në Universitetin e Prizrenit, në Kosovë.

Gjatë trajnimit, u diskutua koncepti “Një Shëndet”, i cili synon në ndërgjegjësimin e institucioneve, për t’u fokusuar në të ardhmen për të forcuar bashkëpunimin në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, duke ruajtur mjedisin, shëndetin e kafshëve dhe njerëzve.

U trajtuan gjithashtu problemet e sigurisë ushqimore përgjatë zinxhirit të prodhimit, duke përfshirë sigurinë toksikologjike të ushqimeve, alternativat e zëvendësuesve të lëndëve të para, problemet me eliminimin e patogjenit në prodhimin primar, mbrojtja e ujit, tokës dhe ajrit, duke u rrezikuar nga shkaqe të papërshtatshme, menaxhimi i plehrave, emetimet nga industria etj.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,