Aktiviteti përmbyllës i bashkëpunimit pesëvjeçar të Projektit Evropian për Siguri Ushqimore (Food Safety Project)

Është zhvilluar gjatë ditës së sotme, aktiviteti përmbyllës i bashkëpunimit pesëvjeçar të Projektit evropian për Siguri Ushqimore (Food Safety Project), në ndihmë të sistemit të sigurisë ushqimore në Shqipëri.

Në këtë takim të organizuar nga Food Safety Project, ishin të ftuar pjesëtarë të Delegacionit Evropian në Shqipëri, Shefja e Autoritetit Irlandez për Sigurinë ushqimore, Znj, Pamela Byrne, Drejtuesja e Projektit për Siguri Ushqimore në Shqipëri, Znj. Vanessa Cooling, Zv. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Arjan Jaupllari, Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Znj. Jeta Deda, si dhe drejtues të institucioneve të tjera që kontribuojnë për sigurinë ushqimore në Shqipëri.

Në fjalën e saj, përshëndetëse, Znj. Deda tha se, “AKU në përfundim të këtij projekti evropian është falënderues, për të gjithë mbështetjen në ndihmë të sfidës për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve”.

“Bashkëpunuam për forcimin e kuadrit ligjor, organizimit, kapacitetin e zbatimit dhe procedurat për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve, në fushata ndërgjegjësuese për konsumatorët dhe biznesin ushqimor, me praktikat më të mira evropiane”, tha Drejtoresha e AKU-së.

Food Safety Project i mbështetur nga Komisioni Evropian, u konceptua me një pjesëmarrje të gjerë të specialistëve ndërkombëtarë, ekspertë të fushës së sigurisë ushqimore, të cilët bashkëpunuan ndër vite me specialistët më të mirë të sigurisë ushqimore në vend, në përshtatjen e legjislacionit sipas standardeve të BE-së, si një nga kushtet themelore për integrimin në familjen evropiane.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,