Takimi mbi Platformën e Bashkërendimit të Sigurisë Ushqimore në Elbasan

Platforma e Bashkërendimit për Sigurinë Ushqimore, ka zbritur në Elbasan, duke bërë bashkë, drejtues të nivelit qendror për sigurinë ushqimore në bashkëpunim me drejtues të Qarkut dhe të Bashkisë Elbasan, Tatimeve, Policisë së Qarkut, aktorë dhe faktorë të rëndësishëm në zinxhirin për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Në këtë takim, i cili u zhvillua me pjesëmarrjen e Zv.Ministrit të MBZHR-së Z.Arjan Jaupllari, Prefektes së Qarkut Elbasan Znj. Majlinda Perriu, Drejtoreshës së Përgjithshme të AKU-së Znj. Jeta Deda, u diskutua për bashkëpunimin e strukturave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe ndërtimin e programeve të përbashkëta të ndërgjegjësimit për fermerët dhe operatorët e biznesit ushqimor.

Gjithashtu u shtruan çështje të rëndësishme për fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si formalizimi, projektet e ujitje-kullimit, menaxhimin i tokës, aksesi në tregjet bujqësore, markatat e peshkut, shëndeti i bimëve dhe i kafshëve, etj.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,