Çelet Panairi “TiranAgro”, në sheshin “Skënderbej”

Është çelur gjatë ditës së sotme panairi “TiranaAgro”, në sheshin “Skënderbej”, një panair kushtuar promovimit kryesisht të prodhimeve shqiptare të sektorit të agropërpunimit, për një të ardhme më tepër pranë prodhimit vendas.

Sheshi “Skënderbej” do të jetë i mbushur me stendat e 200 fermerëve dhe shumë bizneseve të profilit agropërpunues, që kultivojnë, përpunojnë dhe shpërndajnë produkte vendase.

Edhe siguria ushqimore është prezente në këtë panair, në një stendë me përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve së bashku me Projektin për Siguri Ushqimore, si fusha me shumë rëndësi në certifikimin e produkteve ushqimore konform standardeve evropiane.

Panairi “TiranaAgro” do të qëndrojë i hapur në sheshin “Skënderbej” gjatë datave 21-24 shtator, si një pikë takimi shumë e rëndësishme ndërmjet konsumatorëve, fermerëve dhe bizneseve ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,