RASFF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për kafshë) mundëson që informacioni të ndahet në mënyrë efikase midis anëtarëve të tij dhe ofron një shërbim gjatë gjithë kohës për të siguruar që njoftimet të dërgohen dhe në fund të njoftohen masat e marra nga çdo shtet.
AKU në vijim të njoftimeve të ardhura nga BE për Shqipërinë nëpërmjet sistemit RASFF gjatë periudhës janar-gusht 2023 shënon 23 njoftime të ardhura, ndërsa për të njëjtën periudhë për vitin 2022 shënohen 30 njoftime.
Referuar njoftimeve të dërguara nga Shqipëria drejt RASFF për periudhën janar – gusht 2023 Shqipëria ka kryer 16 njoftime.
Treguesi në rritje i marrjes së mostrës dhe kontrollit vendas, është reflektuar me katër fishim të njoftimeve në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë.