Trajnim me stafet teknike të stabilimenteve të përpunimit të peshkut

Projekti për Sigurinë Ushqimore, ka zhvilluar një trajnim me përfaqësues të stafeve teknike të stabilimenteve të përpunimit të peshkut, të cilët janë edhe përgjegjëse të sigurisë ushqimore në stabilimente.

Trajnimi u zhvillua në lidhje me programet paraprake të aderimit në BE (Pre-requisite Programmes) në stabilimentet e përpunimit të peshkut.

Programet e paraaderimit (PRP) konsistojnë në bazat ose kërkesat minimale që një operator i biznesit ushqimor duhet të plotësojë, me rol shumë të rëndësishëm në sistemin e menaxhimit të sigurisë ushqimore.

Gjatë trajnimit janë diskutuar elementet kyç të PRP, siç janë kushtet higjieno-sanitare për stabilimentet e prodhimit, përpunimit, paketimit dhe ambalazhimit të peshkut, që nga momenti i pranimit të lëndës së parë, magazinimit, frigoriferët, tavolinat e përpunimit, higjiena e punonjësve, dezinfektimi dhe infrastruktura.

Përvoja evropiane në fushën e sigurisë ushqimore vijon të ofrohet nga ekspertët e Projektit për Sigurinë Ushqimore, në mbështetje të bizneseve për forcimin e kapaciteteve në ndihmë të përshpejtimit të procesit të integrimit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,