Trajnim mbi menaxhimin e sistemit të sigurisë ushqimore dhe praktikat e higjienës së punonjësve OBU

Menaxhimi i sistemit të sigurisë ushqimore dhe praktikat e higjienës së punonjësve që merren me ushqimin në ambientet e biznesit ushqimor, ishin temë kryesore në trajnimin e kryer nga Projekti për Sigurinë Ushqimore me inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Për praktika të mira të higjienës nevojitet cilësia e ambientit të punës, përdorimi i veshjeve mbrojtëse në rastet kur nevojiten, prezantimi i punonjësve që merren me ushqimin me anën shëndetësore, higjiena personale, zakonet, qëndrimi ose niveli i njohurive mbi higjienën.

Po aq të rëndësishme janë edhe proceset, si larja e duarve para dhe gjatë trajtimit të ushqimit, dezinfektimi i të gjitha pajisjeve që përdoren për përgatitjen e ushqimit, mbrojta e zonës së gatimit nga insektet dhe dëmtuesit. Praktikat e mira të higjienës nuk janë vetëm kërkesë ligjore, por janë edhe një mjet i dobishëm që një subjekt ushqimor të ofrojë për konsumatorët një ushqim të sigurt për t’u konsumuar.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

AKU bën të ditur se në bazë të urdhrit të