Fier, AKU bllokon subjektin në mungesë licencimi

Fier, AKU bllokon subjektin në mungesë licencimi

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar monitorime dhe kontrolle në qarkun e Fierit në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e përpunimit dhe tregtimit të qumështit, të përpunimit dhe tregtimit të peshkut, si dhe në subjekte të tregtimit të produkteve plehëruese në bimësi.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve, është konstatuar ushtrimi i aktivitetit të një subjekti përpunim – tregtim peshku në mungesë licencimi. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese e AKU-së vendosi masën administrative me gjobë, u krye bllokimi i sasisë prej disa kv açuge, si dhe u bë ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit të paregjistruar, deri në pajisjen e tij me licencë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në terren në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,