Tiranë, AKU gjobit supermarketin për tregtim të ushqimit të pasigurt

Tiranë, AKU gjobit supermarketin për tregtim të ushqimit të pasigurt

Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjatë kontrollit të ushtruar në një supermarket me iniciale “E.M.” në Tiranë, referuar një indicieje nga qytetarët ka konstatuar tregtim të ushqimit të pasigurt, si:

vezë, proshutë gjeli, gjalpë lope dhe djathë me afate të kaluara përdorimi, në mungesë gjurmueshërie dhe etiketimi.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese e AKU-së vendosi masë administrative gjobë në vlerën 450’000 lekë, si dhe bllokoi sasitë e produkteve vezë, proshutë gjeli, gjalpë lope dhe djathë, deri në asgjësimin e tyre.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit fton konsumatorët që për çdo rast të evidentimit të abuzimit me produktet ushqimore të denoncojnë pranë numrit të gjelbër 0800 7575 ose info@aku.gov.al me qëllimin e përbashkët garantimin e sigurisë ushqimore në vend.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,