Vizitë në ndërtimin e kapanonit të ri për kontrollin kufitar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës.

Vizituam sot nga afër ndërtimin e kapanonit të ri për kontrollin kufitar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës.

Në kuadër të projektit SAFIAL të CIHEAM Bari (financuar nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme) për fuqizimin e kapaciteteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për menaxhimin e sigurisë ushqimore, mëtohet të rriten kapacitetet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të kryer inspektime eficiente në produktet ushqimore që hyjnë në portin e Durrësit.

Së shpejti do të ketë ambiente të reja, të posaçme për kontrollin zyrtar të produkteve ushqimore në kushtet e përshtatshme të freskisë ose ngrirjes. Pas ndërtimit të kësaj strukture, do të ketë riorganizim hapësire pune si për inspektorët e pikës së inspektimit kufitar të AKU-së, ashtu edhe për ata fitosanitarë e veterinarë të Kosovës, sipas marrëveshjeve në fuqi.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme