AKU bllokon produkte të pasigurta për konsum dhe ndëshkon 5 subjekte për shkelje të kërkesave ligjore

Sektori i Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Tiranë, referuar indicieve të ardhura nga mediat apo konsumatorët, kryen kontrollet zyrtare në 5 subjekte me aktivitet “Supermarket”, me iniciale “B.A”, “B.F” “B.H” “B.B” dhe “B.A.D”, Tiranë.

Nga kontrolli i kryer, u konstatua se këto subjekte nuk dispononin sistemin e gjurmueshmërisë, tregtonin produkte pa etiketë si dhe në disa raste etiketa ishte e ndryshuar duke keqinformuar konsumatorin mbi produktet ushqimore.

Ndaj shkeljeve të konstatuara trupa inspektuese vendosi masat administrative përkatëse “Gjobë” ndaj subjekteve në vlerën totale e 650’000  lekë për mungesë të gjurmueshmërisë dhe etiketim në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe u bllokua sasia prej 129 kg produkte ushqimore të pasigurta për konsum.

Gjithashtu u morën 5 mostra për kryerjen e analizave laboratorike për produktin “Gjizë” për dyshime të prezencës së Salmonella Spp në Laboratorin e ISUV, sasi e cila do të qendrojë e bllokuar deri në daljen e rezultateve të analizave.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,