116 kontrolle janë kryer në subjekte të ndryshme në terren nga drejtoritë rajonale të AKU-së.
220 kontrolle janë kryer në pikat e inspektimit kufitar dhe 9 mostra janë dërguar për kryerjen e analizave laboratorike.
405 kg produke ushqimore janë bllokuar pasi kishin tejkaluar afatin e përdorimit. 34 mostra janë marrë gjatë kontrolleve zyrtare në terren dhe në pikat e inspektimit kufitar dhe janë kryer 87 analiza laboratorike.
Janë dhënë 6 masa administrative gjobë me vlerë 650.000 lekë për mosimplementim të planit HACCP, mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, etiketa të pa notifikuara, etj. Gjithashu janë dhënë 14 masa administrative paralajmërim për disa shkelje të konstatuara si rinovimi i librezës shëndetësore, rinovimi i planit 3D (deratizim, dezinfektin, dezinsektim), etj.
Informacion për Publikun
Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje. Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,