AKU bllokon produktet me afat të kaluar përdorimi.


Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, në bashkëpunim me seksionin e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar të Drejtorisë së Tatimeve Shkodër, ushtruan kontrollin zyrtar në subjektin me inicial “E.”, referuar indicies së ardhur për tregtim të produkteve me afat të kaluar përdorimi.

Nga kontrolli i kryer u konstatuan sasi produktesh lëngu frutash me afat të tejkaluar përdorimi.

Referuar shkeljeve të konstatuara, AKU bllokoi sasinë e produkteve me qëllim asgjesimin e tyre dhe vendosi ndaj subjektit masë administrative.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,