AKU bllokon subjektin dhe produktet e kontaminuara me Salmonella spp.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të marrjes së njoftimit nga ISUV, për produktin “Salçiçe e freskët” me prani të Salmonella spp, i prodhuar nga subjekti “I R&G” i cili operon në qarkun e Elbasanit, kreu kontrollin zyrtar në subjekt, nga ku u bë bllokimi i linjës së prodhimit, si dhe ndërprerja e aktivitetit të subjektit deri në gjetjen e shkakut të kontaminimit.

Gjithashtu sasia prej 10 kg e produktit, prodhim ditor, “salçiçe e freskët”, referuar rezultatit të analizave do të qëndrojë e bllokuar me destinacion final asgjësimin.

Ndaj subjektit u vendos masë administrative, si dhe Operatori i Biznesit Ushqimor u detyrua të kryejë analiza test vetëkontrolli për produktin, nga ku vetëm në rastin kur analizat do të dalin brenda normave, do të bëhet zhbllokimi i aktivitetit, nën mbikëqyrjen e Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Elbasan.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,