Konsumi i tepërt i sheqerit.

Konsumi i tepërt i sheqerit ndikon në shtimin në peshë, si edhe mund të shkaktojë rënien e dhëmbëve.

Llojet e karbohidrateve më të konsumuara nga të rriturit dhe fëmijët janë të ashtuquajturat “sheqerna të shtuara”,

Të tilla si:

  • Sheqernat e shtuar në ushqime dhe pije, ndër të cilat përfshihen sheqernat e gjendur në biskota, çokollata, kos me shije të ndryshe, drithëra dhe pijet e gazuara. Këto sheqerna mund të shtohen në kushte shtëpiake, nga një shef kuzhine, ose nga prodhuesi i produktit.
  • Sheqernat e gjendur në mjalt, shurupe, nektare, si edhe lëngjet e frutave dhe perimeve, të pa ëmbëlsuara. Në këto produkte, sheqernat gjenden natyrshëm, por megjithatë llogariten si sheqerna të shtuar.

Sheqernat e gjendur natyrshëm në qumësht, fruta dhe perime nuk llogariten si sheqerna të shtuar.

Si konsumatorë, nuk jemi të detyruar të heqim dorë nga këto sheqerna, por duhet pasur parasysh fakti se ato shprehen në informacionin “sheqerna” të deklaratës së detyrueshme të vlerave ushqyese në etiketat e produkteve ushqimore.

Cila është sasia e sheqernave që mund të konsumojmë?

Shkenca rekomandon se sheqernat e shtuar në produktet ushqimore, përfshirë edhe sheqernat që gjenden natyrshëm në produkte, por dhe në ushqime të cilët nuk përmbajnë ëmbëlsues, nuk duhet të përbëjnë më shumë se 5% të energjisë (kalorive) ditore të përftuara nga ushqimi dhe pijet.

Kjo nënkupton:

  • Të rriturit nuk duhet të konsumojnë më shumë se 30 g sheqerna gjatë ditës (ekuivalente me 7 kuba sheqeri).
  • Fëmijët në moshën 7 deri në 10 vjeç nuk duhet të konsumojnë më shumë se 24 g sheqerna gjatë ditës (ekuivalente me 6 kuba sheqeri).
  • Fëmijët në moshën 4 deri në 6 vjeç nuk duhet të konsumojnë më shumë se 19 g sheqerna gjatë ditës (ekuivalente me 5 kuba sheqeri).
  • Nuk ekziston një limit i përcaktuar për fëmijët nën 4 vjeç, por rekomandohet shmangia e produkteve ushqimore dhe pijeve të cilat përmbajnë sheqerna të shtuar.

Sheqernat e shtuar gjenden në  ëmbëlsira, kek, biskota, çokollata, si edhe pije të gazuara ose lëngje frutash. Konsumi i këtyre produkteve duhet reduktuar.

Sheqernat gjenden natyrshëm dhe në produkte të tilla si fruta, perime dhe qumësht, por nuk jemi të detyruar të reduktojmë konsumin e tyre.
Si konsumatorë, nuk jemi të detyruar të heqim dorë nga këto sheqerna, por duhet patur parasysh fakti se ato shprehen në informacionin “karbohidrate totale” të deklaratës së detyrueshme të vlerave ushqyese në etiketat e produkteve ushqimore.


Deklarata e detyrueshme e vlerave ushqyese dhe karbohidratet

Vini re informacionin e shprehur në deklaratën e detyrueshme të vlerave ushqyese, si edhe listën e përbërësve të produktit ushqimor, me qëllim reduktimin e sasisë së sheqernave të shtuar.

Informacioni mbi vlerat ushqyese mund të shprehet në mënyra të ndryshme dhe shënohet në pjesën e përparme ose të pasme të ambalazhit të produktit.

Pesha dhe karbohidratet

Konsumi i tepërt i sheqerit mund të kontribuojë në konsumin e lartë të kalorive, të cilat shkaktojnë shtimin në peshë.

Të qenit mbi peshë rrit rrezikun e problemeve shëndetësore, të tilla si problemet me zemrën, kancer dhe diabetin tipi 2.

Për një dietë të shëndetshme dhe të balancuar, duhet të marrim pjesën më të madhe të kalorive nga ushqime të tjera (integrale nëse është e mundur) dhe frutat ose perimet, si edhe të konsumojmë produkte që përmbajnë sheqerna të shtuar sa më rrallë, në mos asnjëherë.

 

Rreziku që vjen nga konsumi i tepërt i karbohidrateve

  1. Problemet e dhëmbëve
  2. Akne
  3. Shtimi i peshës dhe obeziteti
  4. Diabeti dhe rezistenca ndaj insulinës.
  5. Sëmundjet kardiovaskulare
  6. Presioni i lartë i gjakut
  7. Kanceri
  8. Mplakja e lëkurës

Si të konsumojmë më pak sheqer?

Një person mund të reduktojë nivelin e karbohidrateve që konsumon duke:

  1. Kontrolluar etiketat e ushqimeve mbi praninë e ëmbëlsuesve.
  2. Reduktuar konsumin e ushqimeve me sheqerna të shtuar.
  3. Shmangur / eleminuar konsumin e ushqimeve të procesuara.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,