AKU ushtroi 136 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme

 

AKU ushtroi 136 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme në: magazina ushqimore, kategori e veçantë, përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, përpunim peshku, furrë buke, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim kushtesh për investime IPARD.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 38 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 3 gjoba: për tregtim produktesh ushqimore pa etiketa të notifikuara, për etiketim në kundërshtim me bazën ligjore ku u bllokuan edhe 40 kg produkte, si dhe tregtim të produktit mish në rrugë dhe të pa vulosur.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 15 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë, kryesisht në produkte me origjinë shtazore dhe për mbetje pesticidesh.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme