AKU ushtroi 109 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: paketim veze, baxho, tregtim fruta-perime, tregtim produkte mishi, përpunim të produkteve të peshkut, tregtim bukë, etj.
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi.
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 12 masa administrative me paralajmërim dhe 2 gjoba për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
U asgjësuan 25 ton mollë industriale në dalje të rezultatit të mbetjeve të pesticideve si dhe 606 kg produkte me kërkesë të vetë subjektit. U bllokuan 7.720 ton produkte ushqimore deri në dalje të rezultatit të analizave laboratorike.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 12 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!