Produktet e Pastrimit

 

Për pastrim dhe dezinfektim ka një gamë e gjerë produktesh. Ju duhet të lexoni udhëzimet e prodhuesit me kujdes për tu siguruar se produkti është i përshtatshëm për sipërfaqe ne kontakt me ushqimin dhe qe ju po i përdorni ato siç duhet.

Për të shkatërruar ne mënyrë efikase bakteret e dëmshme, ju duhet te siguroheni qe:

  • Ta lini produktin e pastrimit ne sipërfaqe për kohen e specifikuar ne udhëzime;
  • Te lexoni udhëzimet e prodhuesve për te kontrolluar nëse produkti duhet te tretet ne ujë përpara përdorimit.

Produktet e pastrimit klasifikohen ne detergjente, dezinfektantë ose sterilizues.

 

Detergjentët

Detergjentet pastrojnë sipërfaqet dhe eliminojnë yndyrën, por ato nuk shkatërrojnë bakteret.  

 

Dezinfektantë

Dezinfektantët shkatërrojnë bakteret. Ato duhet te përdoren ne një sipërfaqe vizualisht te pastër. Ato nuk funksionojnë ne mënyrë efikase nëse sipërfaqja është e mbuluar me yndyre ose papastërti shume te dukshme. Është e rëndësishme qe te ndiqni kohen e specifikuar te kontaktit te produktit me sipërfaqen ne mënyrë qe ky produkt te jete efikas.

 

Sterilizues

Sterilizuesit mund te përdoren për të pastruar dhe dezinfektuar si fazë e dytë. Në fillim përdorim sterilizues për të pastruar sipërfaqen. Kjo do të pastrojë:

  • Papastërti;
  • Ushqim;
  • Yndyrë.

 

Më pas duhet ta ripërdorni sterilizuesin për të pastruar sipërfaqen e pastër dhe ta lini sipas kohës së caktuar. Kjo dezinfekton sipërfaqet.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,