Sot AKU ka kryer 128 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme

Sot AKU ka kryer 128 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: furrë buke, market, restorant, prodhim/ambalazhim vere, fast food, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit 💻(info@aku.gov.al / ☎️nr. Gjelbër 08007575), mbi kërkesat për liçensim dhe në kuadër të investimeve IPARD.
 
⛔️Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 12 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 9 mostra 🔬në produkte ushqimore të kategorive të ndryshme.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme