Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 29 masa administrative me paralajmërime për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 38 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme. Gjithashtu jane asgjësuar 22.664t produkte ushqimore.
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!