Sot AKU ka kryer 157 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme

 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (💻info@aku.gov.al / ☎️nr. Gjelbër 08007575).
 
⛔️Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 28 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 27 mostra 🔬në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme. Gjithashtu jane bllokuar 18.864 t dhe asgjësuar 0.123t produkte ushqimore.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme