Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 32 masa administrative me paralajmërim dhe 3 gjoba për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 2 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme. Si dhe jane asgjesuar 20.657 T produkte ushqimore.
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!