Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 35 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobe për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore, si dhe janë asgjësuar 46.081T produkte ushqimore me kërkesë të subjektit.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 8 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme.
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!