Përdorimi i antibiotikëve në kafshë është në rënie

Përdorimi i antibiotikeve ka pësuar rënie tek kafshët që përdoren për ushqim në krahasim me njerëzit, thotë raporti i fundit i publikuar nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA), Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Duke marrë një qasje Një Shëndet, raporti nga tre agjencitë e BE-së paraqet të dhëna mbi konsumin e antibiotikëve dhe zhvillimin e rezistencës antimikrobike (AMR) në Evropë për 2016-2018.

Rënia e ndjeshme e përdorimit të antibiotikëve në kafshët prodhuese të ushqimit sugjeron që masat e marra në nivel vendi për të zvogëluar përdorimin po dëshmojnë të jenë efektive. Përdorimi i një kategorie të antibiotikëve të quajtur polimiksina, që përfshin kolistin, eshte gati përgjysmuar midis viteve 2016 dhe 2018 në kafshët që prodhojnë ushqim. Ky është një zhvillim pozitiv, pasi polimiksinat përdoren gjithashtu në spitale për të trajtuar pacientë të infektuar me baktere rezistente ndaj shumë ilaçeve.

Pamja në BE është e larmishme – situata ndryshon ndjeshëm nga vendi ne vend dhe nga kategoria e antibiotikëve. Për shembull, aminopenicilinat, cefalosporinat e gjeneratës së 3 dhe 4, përdoren më shumë te njerëzit sesa te kafshët që prodhojnë ushqim, ndërsa polimiksinat (kolistina) dhe tetraciklinat përdoren më shumë te kafshët prodhuese të ushqimit sesa te njerëzit.

 

Lidhja midis përdorimit të antibiotikëve dhe rezistencës bakteriale

Raporti tregon se përdorimi i karbapenemeve, cefalosporinave të gjeneratës së 3-të dhe 4-të dhe kinoloneve tek njerëzit lidhet me rezistencën ndaj këtyre antibiotikëve në infeksionet e Escherichia coli tek njerëzit. Situata të ngjashme u gjetën edhe për kafshët që prodhojnë ushqime.

Raporti gjithashtu identifikon lidhjet midis konsumit antimikrobik në kafshë dhe AMR në bakteret nga kafshët që prodhojnë ushqim, e cila nga ana tjetër është e lidhur me AMR në bakteret nga njerëzit. Një shembull i kësaj është bakteri Campylobacter spp., që gjenden në kafshët që prodhojnë ushqime dhe shkaktojnë infeksione me origjine ushqimore te njerëzit. Ekspertët gjetën një lidhje midis rezistencës në këto baktere në kafshë dhe rezistencës në të njëjtat baktere tek njerëzit.

 

Luftimi i AMR përmes bashkëpunimit

AMR është një problem i rëndësishëm global i shëndetit publik që përfaqëson një barrë serioze ekonomike. Qasja Një Shëndet e zbatuar përmes bashkëpunimit të EFSA, EMA dhe ECDC dhe rezultatet e paraqitura në këtë raport kërkojnë përpjekje të vazhdueshme për të trajtuar AMR në nivel kombëtar, BE dhe global në të gjithë sektorët e kujdesit shëndetësor.

Raportin e plotë e gjeni më poshtë:

 

  1. Raporti i tretë i përbashkët ndërmjet agjencive mbi analizën e integruar të konsumit të agjentëve antimikrobikë dhe shfaqjes së rezistencës antimikrobike në bakteret nga njerëzit dhe kafshët prodhuese të ushqimit në BE / EEA – JIACRA III 2016-2018

 

https://www.efsa.europa.eu/en/efsajournal/pub/6712

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme