Sot AKU ka kryer 131 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin

Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 18 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për mungesë të librezës shëndetësore të personelit, tejkalimit të afatit të planit DDD, mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore për çështje të skadencave të produkteve ushqimore, mos plotësimit të kushteve higjieno-sanitare.
 
Janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 43 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme.
 
Referuar indicios nga emisioni investigativ “ STOP TV KLAN” u bë menjëherë identifikimi i subjektit dhe gjatë Inspektimit u konstatuan shkelje në kundërshtim të ligjit nr. 9863 “Për Ushqimin i Ndryshuar” në nenet 10, 25 dhe 36 të tij , për të cilat ndaj subjektit u morën masat administrative me Paralajmërim dhe me Gjobë, në vlerën 650.000 lekë.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme