Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin, ne zbatim te planit te punës por edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.
Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 27 masa me paralajmërim përgjithësisht përgjithësisht për rinovim të planit të dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 23 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.
Në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 253 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
U krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit ku kanë rezultuar se përdorimi i tyre bëhet në të gjitha subjektet e monitoruara.
Gjithashtu u realizua këshillimi i përfaqësuesit të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve të bëra dhe këshillimi i qytetarëve në rrugë mbi domosdoshmërinë e mbajtjes së maskave.
Na kontaktoni për çdo problematikë pasi në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
#BashkëPërSigurinëUshqimore