Sot AKU ka kryer 574 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ne zbatim te planit te punës por edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid, kanë kryer gjatë ditës së sotme inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 20 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim te planit DDD dhe rinovim të analizave të ujit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë mostra në monitorim të produktit bukë.

Në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët  e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 363 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

U bë vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit ku kanë rezultuar se përdorimi i tyre bëhet në të gjitha subjektet  e monitoruara. U bë këshillimi i përfaqësuesit të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve të bëra, u bë këshillimi i qytetarëve në rrugë mbi domosdoshmërinë e mbajtjes së maskave.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,