AKU ka kryer 530 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin ne zbatim te planit te punës por edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.

Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 25 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 49 mostra në monitorim të produktit qumësht, të bukës dhe të fruta-perimeve.

Në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 331 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Referuar respektimit te protokolleve te sigurisë anti-Covid, gjatë monitorimit është konstatuar se subjektet i respektojnë kushtet higjieno-sanitare dhe respektohet përdorimi i maskave.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme