AKU kryen 800 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar  gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.

Gjatë inspektimeve në lidhje me sigurinë ushqimore nëpër biznese janë dhënë 18 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore dhe rinovim të analizave të ujit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 40  mostra në monitorim të qumështit dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.

AKU si pjesë e Task-Forcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve dhe në kopshte e shkolla për zbatim të protokolleve të sigurisë.

Gjithashtu janë këshilluar nga ana e Task-Forcës edhe qytetarë për mbajtje të detyruar të maskës, kundër përhapjes së coronavirusit.

 

#BashkePerSigurineUshqimore

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,