Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, z. Skënderi nga Elbasani: Në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve, tolerancë zero për subjektet që cënojnë shëndetin e konsumatorëve

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së z. Bledar Skënderi ka prezantuar gjatë ditës së sotme vizionin e tij në krye të AKU-së në Drejtorinë Rajonale Elbasan shoqëruar edhe nga staf drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme.

Gjatë prezantimit z. Skënderi kërkoi nga trupat inspektuese që të mos tolerojnë asnjë subjekt ushqimor i cili tregton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi dhe në çdo problematikë tjetër lidhur me sigurinë ushqimore, me fokus qellimin e vetëm mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

Gjithashtu drejtori i AKU-së shprehu mbështetjen dhe angazhimin maksimal për Task Forcën Anti-Covid dhe rolin e saj në këshillimin e bizneseve dhe qytetarëve për zbatimin e protokolleve anti-Covid si e vetmja mënyrë për ndalimin e përhapjes së virusit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme