AKU kryen 273 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat  inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 273 inspektime dhe monitorime gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin, edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task-Forca vazhdon monitorimin në të gjitha bizneset dhe nivelet e sistemit arsimor, në zbatim të protokolleve të sigurisë, si e vetmja mënyrë kundër përhapjes së virusit.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 14 masa me paralajmërim për mungesë të Planeve 3D, mungesë të librezave shëndetësore, mos sistemim të ambienteve të prodhimit etj.

Me kërkesë të vetë një  subjekti ushqimor,  u krye asgjësimi i një sasie prej 6.365 ton produkte ushqimore  me afat të kaluar përdorimi.

Referuar  Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 39 mostra në monitorim të qumështit  dhe analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.

AKU vijon kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme