Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 285 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Task-Forca Anti-Covid vijon monitorimet në të gjitha bizneset, por edhe në të gjtha nivelet e sistemit arsimor, në zbatim të protokolleve të sigurisë anti-covid.
Gjatë inspektimeve janë dhënë 14 masa me paralajmërim në biznese ushqimore, për mungesë të rinovimit të librezave shëndetësore, sistemim të ambienteve të prodhimit, rinovim të analizave të ujit etj.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave u morën 28 mostra kryesisht në monitorim të qumështit por edhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide.
AKU vijon kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorit.
#BashkëPërSigurinëUshqimore