AKU kryen 335 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task-Forca Anti-Covid vazhdon të këmbëngulë në zbatimin e protokolleve të sigurisë nëpër biznese, në vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura, përdorimin e desinfektantëve, higjienizimin e ambienteve,  si dhe ruajtjen e distancës. Gjithashtu vëmendje të shtuar ka në monitorime në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në zbatueshmëri të të gjithë elementëve të protokollit të sigurisë, si mënyra e vetme për të shmangur përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve bazuar edhe në Planin e Marrjes së Mostrave janë marrë 26 mostra në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.

AKU është  e pranishme në terren në përmbushje të misionit të saj referuar legjislacionit në fuqi për sigurinë ushqimore.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,